Në kuadër të bashkëpunimit të mirë, dje më datë 11 mars 2024, në ditën e parë të muajit Ramazan, Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit, i përfaqësuar nga Ermal Morina, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, për të uruar fillimin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Ata u mirëpritën nga Kryeimami i KBI-Prizren, Dr. Orhan ef. Bislimaj, bashkë me koordinatoren e Departamentit të Gruas znj. Mergime Kalenderi, si dhe mualimet znj. Shenaj Maksuti dhe znj. Merdije Hameli.
Në emër të KBI-Prizren, kryeimami Bislimaj e falënderoi Kuvendin e të Rinjëve të Prizrenit, për bashkëpunimin e mirë, sidomos me Departamentin e Gruas, ku kanë realizuar projekte të përbashkëta edukative.