Kryetari i Këshillit të BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim urues për zgjedhjen e tij, Koordinatoren e Departamentit të Gruas, znj. Mergime Kalenderi së bashku me disa mualime.
Ajo në emër të të gjitha mualimeve dhe nxënësve të Mektebit, i uroi Kryetarit Ibrahimi emërimin në krye të KBI Prizren, gjithashtu i dëshiroi suksese në punë.
Kryetari Ibrahimi, i falënderoi ato për urimet e tyre, njëashtu i përgëzoi për angazhimin maksimal që po e tregojnë në teren. Ai u kërkoi të vazhdojnë me të njejtën dinamikë të punës edhe në të ardhmen.