Sot, në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, për të uruar emërimin e Kryetarit Valon ef. Ibrahimi, qëndroi Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Prizren, z. Artan Abrashi, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Arbër Rexhaj dhe asambleistë nga Kuvendi i Prizrenit.
Ai në emër të VV-së uroi Kryetarin Ibrahimi për zgjedhjen në krye të KBI Prizren, i dëshiroi suksese dhe punë të mbarë, gjithashtu potencoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit për të mirën e përgjithshme të qytetarëve Prizrenas. Gjithashtu shfrytëzoi rastin për të uruar muajin e bekuar të Ramazanit.
Nga ana e tij, Kryetari Ibrahimi, falënderoi të pranishmit për urimet dhe konsideratën e lartë, i siguroi ata për një bashkëpunim edhe më të dinamizuar në të ardhmen.