Me aktivitete të ndryshme, nxënësit e Mektebit të xhamive të komunës së Prizrenit, orën e sotshme mësimore, 9 mars 2024, ia kushtuan ardhjes së Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
Gjersa imamët e mualimet ligjëruan për vlerën e agjërimit, në anën tjetër, nxënësit me vetë iniciativë, e bënë pastrimin e xhamive, pasiqë nesër fillon edhe falja e namazit të teravisë.
E, nxënësit e Mektebit ‘Imam Ebu Hanife’, Prizren, me mualimen Esma Sadikaj, në prag të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit e mbaruan nivelin e dytë dhe e filluan nivelin e tretë, hyrjen në leximin e Kur’anit.
Mektebi vazhdon në të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit.
I ftojmë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në mektebin e xhamisë më të afërm