Për vizitë urimi të emërimit të Kryetarit Valon ef. Ibrahimi, sot në KBI Prizren, qëndruan banorët e lagjes Qorraga.
Të përfaqësuar nga Myteveliu i xhamisë ‘Haxhi Ramadan’, të njohur në popull si Qorragë, Haxhi Qazim Saramati, ata i uruan detyrën dhe përgjegjësinë e re Kryetarit, njëherit Imamit të lagjes së tyre, Valon ef. Ibrahimi.
Ndërsa Kryetari Ibrahimi, i falënderoi ata të gjithë dhe secilin veç e veç për prezencën dhe për urimet e tyre të sinqerta. Ai i siguroi xhematlinjtë se do të jemi në shërbim të tyre vazhdimisht.