Sot në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, për vizitë urimi të emërimit të Kryetarit Valon ef. Ibrahimi, qëndroi Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Prof. Dr. Ferid Agani me bashkëpunëtor.
Ai në emër të subjektit politik që udhëheq, uroi për suksese dhe punë të mbara Kryetarin e zgjedhur të KBI Prizren, njëkohësishtë vlerësoi lartë angazhimin e Bashkësisë Islame në mbarvajtjen e jetës fetare në vend.
Nga ana e tij, Kryetari Ibrahimi falënderoi të pranishmit për vizitën e tyre dhe i njoftoi me planet për muajin e Ramazanit.