Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtor priti në takim urues Myftiun e Pukës së Republikës së Shqipërisë, Gëzim ef. Kopani. Myftiu Kopani uroi për emërimin e Kryetarit Ibrahimi, i dëshiroi suksese në punë, gjithashtu, falënderoi KBI Prizren për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm deri më tani. Kryetari Ibrahimi falënderoi mysafirët e nderuar dhe çmoi lartë bashkëpunimin me Myftininë e Pukës në të kaluarën, premtoi për vazhdim të bashkëpunim edhe në të ardhmen.