Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, për vizitë urimi, priti kryetarin e SHZAP-së z. Nexhmidin Hoti me bashkëpunëtor.
Ai uroi në emër të të gjithë zejtarëve dhe afaristëve të qytetit tonë, emërimin e kryetarit Ibrahimi dhe ofroi vazhdim të bashkëpunimit me institucionin e KBI-së.
Kryetari Ibrahimi i falënderoi të pranishmit për urimet e tyre dhe i siguroi për bashkëpunim të ndërsjellë.