Dje, më datë 28 shkurt 2024, Shoqata “Pensionistët e TMK – FSK & simpatizantët”, z. Agim Lekaj, anëtar i Kryesisë, bashkë me z. Agron Tafaj, z. Ndue Qollaku dhe z. Selajdin Pulaj, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Ata u mirëpritën nga Kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili i falënderoi për vizitën e tyre dhe ofrimin e bashkëpunimit.
Si trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata “Pensionistët e TMK – FSK & simpatizantët”, ka anëtarë me njohuri profesionale që kanë ndjekur e kanë kryer trajnime të ndryshme për gjendje emergjente, pastaj se si m’u mbrojtë prej fatkeqësive natyrore, etj., andaj janë në gjendje që të kontribuojnë edhe më tutje për komunitetin.