Sot në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, për të uruar emërimin e Kryetarit Valon ef. Ibrahimi, qëndruan Kryetari i Demokracia Konservatore, z. Abdullah Klinaku dhe Kryetari i AAK-së Dega në Prizren, z. Besnik Krasniqi me bashkëpunëtor.
Ata në emër të partive të tyre uruan Kryetarin Ibrahimi dhe i dëshiruan suksese në punë, gjithashtu ofruan bashkëpunim në të ardhmen për mbrojtje të familjes dhe vlerave tona fetare e kombëtare.
Kryetari Ibrahimi i falënderoi të pranishmit për urimet e tyre dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim për të mirët e përgjithshme të familjeve tona dhe mbrojtje të indentitetit tonë të pastër fetar e kombëtar.