Sot në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, për të uruar emërimin e Kryetarit Valon ef. Ibrahimi, qëndroi Kryetari i LDK-së, Dega në Prizren, z. Driton Selamanaj me bashkëpunëtor.
Ai në emër të subjektit politik që përfaqëson uroi Kryetarin Ibrahimi dhe i dëshiroi suksese në punë, gjithashtu ofroi vazhdim të bashkëpunimit me KBI Prizren për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Prizrenit.
Kryetari Ibrahimi i falënderoi të pranishmit për urimet e tyre dhe i siguroi që do të vazhdojnë me bashkëpunim ashtu si në të kaluarën, për përmirësimin e jetës së besimtarëve musliman.