Sot në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, për të uruar emërimin e Kryetarit, Valon ef. Ibrahimi, qëndroi z. Liri Ramadani, Menaxher Regjional P.K-SH.A-Prizren me bashkëpunëtorë.
Ai uroi Kryetarin Ibrahimi dhe uroi suksese në punë, gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Postën e Kosovës në të ardhmen.
Kryetari i BI-së në Prizren, e falënderoi për urimet dhe prezencën e tyre në zyret e KBI-Prizren, njëkohësisht i shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim.