Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në dy takime të ndara, për ta uruar zgjedhjen e tij, qëndruan: imami i xhamisë Mahmud Pasha me përfaqësuesit e xhematit dhe imamët: Samidin ef. Maqkaj, imam në fsh. Libeqevë, Hysni ef. Poniku, imam në xhaminë e Bilallit, Arif ef. Memedaj, imam në xhaminë Medina dhe Tahir ef. Thaqi imam në xhaminë Myderris Myfti Rrystem ef. Shporta.
Ata uruan dhe i dëshirruan suksese Kryetarit Ibrahimi, shprehën mbështetjen e tyre të pareservë.
Kryetari i falënderoi ata për urimet dhe prezencën e tyre në KBI-Prizren, i garantoi për bashkëpunim dhe realizim të përbashkët të projekteve në të mirë të besimtarëve musliman të Prizrenit.