Sot në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, për të uruar emërimin e Kryetarit, Valon ef. Ibrahimi, qëndroi Koordinatori i Medresesë Alauddin, Prof. Almedin Ejupi me bashkëpunëtor.
Ai uroi Kryetarin Ibrahimi në emër të të gjithë stafit dhe nxënësve të Mesresesë së Prizrenit, i dëshiroi suksese në punë, gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Kryetari i BI-së në Prizren, i falënderoi për urimet dhe prezencën e tyre në zyret e KBI-Prizren profesorët e Medresesë Alauddin të Prizrenit, njëkohësisht siguroi ata për vazhdim të bashkëpunimit, ngase edhe Kryetari është i diplomuar po nga e njejta shkollë.