Sot në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, për të uruar emërimin e Kryetarit, Valon ef. Ibrahimi, qëndroi Koordinatori i Shoqatës Kulturore Edukative dhe Arsimore ‘Stambolli’, z. Şuayip Başhan me bashkëpunëtor.
Ai uroi Kryetarin Ibrahimi dhe uroi suksese në punë, gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Kryetari i BI-së në Prizren, e falënderoi për urimet dhe prezencën e tyre në zyret e KBI-Prizren, njëkohësisht siguroi ata për vazhdim të bashkëpunimit, si një nga shoqatat mike të vendit tonë.