Sot në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, për të uruar emërimin e Kryetarit, Valon ef. Ibrahimi, qëndroi Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Prizren, z. Celal Doğan.
Ai uroi Kryetarin Ibrahimi dhe ritheksoi gadishmërinë e Republikës së Turqisë për ndihmë në secilën sferë të jetës për shtetin mik të Kosovës.
Kryetari i BI-së në Prizren, e falënderoi për urimet dhe prezencën e tij në zyret e KBI-Prizren, njëkohësisht e informoi për punët dhe përgjegjësitë që ka KBI Prizren.