Sot, në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren qëndroi Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj së bashku me ekzekutivin e tij, për të uruar emërimin e Kryetarit të KBI Prizren, Valon ef. Ibrahimi.
Ai shprehu gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë dhe i uroi suksese në punë kryrtarit Ibrahimi.
Nga ana e tij, Kryetari Ibrahimi falënderoi Kryetarin e Komunës për mbështetjen e parezervë ndaj KBI Prizren dhe ofroi thellim të bashkëpunimit për të mirë besimtarëve musliman në veçanti.