Sot, më datë 21 shkurt 2024, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, e mbajti mbledhjen e parë, konstituive, për mandatin 2024 – 2028.
Mbledhjen e kryesoi kryetari Valon ef. Ibrahimi dhe e njëjta filloi me lexim të Kur’anit.
Kryetari Valon ef. Ibrahim i uroi anëtarët për fillimin e mandatit dhe iu ofroi bashkëpunim të plotë. Po ashtu, shprehu mirënjohje për anëtarët e deritanishëm, për kontributin e tyre.
Mbledhja u mbajt në selinë e KBI-Prizren, me fillim në ora 09:00 h.