Dje me datë 20 shkurt 2024, në “Kuvendet e Ndritshme’, ligjërues ishte Imami i xhamisë së fshatit Kobajë, Hedan ef. Thaqi, me temën ‘Armiku i përbetuar i njeriut dhe kurthet e tij’.
Ambient tepër vëllazëror!
Aktiviteti ‘Kuvendet e Ndritshme’, mbahet gjatë periudhës dimërore, në xhaminë ‘Sinan Pasha’, çdo javë, ditën e martë, pas jacisë, me ligjërues nga imamët e Prizrenit.
Në fund të ligjëratës, të pranishmit mund të ngritin ndonjë çështje për diskutim, njësoj siç bëjmë muhabet pasdarke në odat tona.