Me rastin e mbarimit të mandatit, sot më datë 20 shkurt 2024, kryetari në shkuarje Mr. Besim ef. Berisha, ia dorëzoi detyrën kryetarit të ri, Valon ef. Ibrahimi.
Në fjalën e tij, z. Berisha i falënderoi të gjithë kolegët nga sektorët e KBI-Prizren me të cilët punoi dhe bashkëpunoi gjatë këtyre dy mandateve si kryetar, 2016-2024. Po ashtu, ai i dëshiroi shumë shëndet e suksese kryetarit Valon ef. Ibrahimi, duke i ofruar bashkëpunim të plotë në çdo aspekt.
Pas pranimit të detyrës, kryetari i KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi, e falënderoi kryetarin Berisha për kontributin e madh që ka dhënë gjatë kësaj periudhe, si dhe i dëshiroi suksese në detyra të tjera në kuadër të Bashkësisë Islame. Kryetari, z. Ibrahimi tha se do të vazhdojmë punën aty ku ka mbetur dhe ofroi bashkëpunim të plotë për të gjithë, në interes të KBI-Prizren, xhematit dhe vendit tonë.
Ceremonia solemne u mbajt në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, në prezencë të anëtarit të Kryesisë së BIRK-ut, Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe stafit të administratës së KBI-Prizren.