Në kuadër të shënimit të datës 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, dje më datë 16 shkurt 2024, nxënës të mektebit të xhamive të Komunës së Prizrenit, e vizituan Prekazin e lavdishëm, për t’i sjellë në vëmendje vuajtjet e sakrificat e mëdha që i ka kaluar populli ynë deri te Liria (1999) dhe Pavarësia (2008).
Pas Prekazit, nxënësit e vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, për ta parë nga afër rezultatin e sakrificave të këtij pupulli.
Me këtë rast, nxënësit patën rastin të mësojnë për jetën parlamentare, ndërsa pyetjeve të tyre interesante iu përgjigjën deputetët z. Eman Rrahmani dhe z.Visar Korenica, që dikur edhe këta ishin nxënës të mektebit.
Nxënësve duhet treguar sa më shpesh, se ky shtet është ndërtuar me gjak, me shumë vuajtje e shumë sakrifica, andaj duhet ta ruajmë e ta fuqizojmë akoma më shumë.
Urime e shumë gëzime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës!