Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha, priti në takim pune zv. Komandantin e Stacionit Policor në Prizren, kapiten Nexhdet Mrasori me bashkëpunëtorë.
Kryetari Berisha falënderoi Policinë e Kosovës për kontributin madhor në ruajtjen dhe mbajtjen e sigurisë në vend. Ai i njoftoi për punët angazhimi dhe pritshmëritë e KBI-Prizren.
Nga ana e tij, zv. Komandanti Mrasori vlerësoi lartë kontributin e Bashësisë Islame dhe premtoi bashkëpunim në ruajtjen e vlerave tona fetare e kombëtare.