Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha, vizitoi Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Në këtë takim pune, kryetari Berisha në emër të institucionit dhe besimtarëve e falënderoi Kryetarin e Komunës për mbështetjen e vazdueshme, sidomos për mbulimin e shpenzimeve të varrimit dhe lehtësimin e procedurave komunale në veçanti.
Ai u informua edhe për ecurinë e punimeve tek varrezat e reja të qytetit në Landovicë, që pritet shumë shpejtë aktivizimi i tyre.
Takimi ishte tejet i ngrohtë dhe miqësor!