Më datë 25.02.2015, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit mbajti mbledhjen e rregulltë me imamët e qytetit të Prizrenit. Në mbledhje u analizua gjendja e përgjithshme në Komunën e Prizrenit dhe sfidat e ndryshme nëpër të cilat po kalojmë si shoqëri. Po ashtu, të pranishmit diksutuan në lidhje me realizimin e aktiviteteve fetare dhe institucionale gjatë vitit 2014. Përshtypja e përgjithshme ishte se viti 2014 ka qenë i suksesshën, porse akoma ka shumë punë për t’u bërë. Një pikë e dobët, mbeti çështja e inkasimit të anëtarësisë, që vazhdon të jetë në përqindje shumë të vogël, përkundër faktit se ikansantët në mënyrë efikase janë duke e kryer punën e tyre në terren. Pati edhe propozime për çështje të caktuara për vitin 2015.