Sot, Këshilli i BI-së Prizren, u vizitua nga më të mirët, nga fëmijët e Mektebit të xhamisë Sinan Katibi, të cilët dhuruan sadaka 240 € për ndonjë familje në nevojë.
Ata këtë shumë e kanë mbledhur nga janari deri sot, duke ia dhuruar çdo të shtunë në xhami Mualimes së tyre Meliha Kokollari, nga ato të holla që i kan kursyer gjatë javës në shkollë.
Më të çmuarit tanë, u mirëpritën nga Kryetari i Këshillit, Besim ef. Berisha, i cili i falënderoi fëmijët për këtë kobtribut madhor, në të njejtën kohë shprehi falënderimet për prindërit e tyre dhe në veçanti mirënjohje për angazhimin mualimes dhe imamit të xhamisë Hfz. Osman ef.Bekteshi.
Nga zemrat e vogla me mesazh madhor, jepni me dorën tuaj, sadakaja mbron nga të ligat.