Pardje, me datë 05 dhjetor 2023, në “Kuvendet e Ndritshme’, ligjërues ishte Imami i xhamisë “Emin Pasha” Hfz. Daut ef. Lezi, me temën: ‘Përse feja Islame është fe madhështore?’.
Ambient tepër vëllazëror!
Aktiviteti ‘Kuvendet e Ndritshme’, mbahet gjatë periudhës dimërore, në xhaminë ‘Sinan Pasha’, çdo javë, ditën e martë, pas jacisë, me ligjërues nga imamët e Prizrenit.
Në fund të ligjëratës, të pranishmit mund të ngritin ndonjë çështje për diskutim, njësoj siç bëjmë muhabet pasdarke në odat tona.