Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha, priti në takim kryetarin e AAK-së, Dega në Prizren, z. Besnik Krasniqi dhe asambleistin z. Bajram Kastrati.
Kryetari Berisha i falënderoi për vizitën dhe gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar komunitetit tonë përmes nismave dhe projekteve të ndryshme të cekura nga kryetari Krasniqi.
Kryetari Krasniqi u interesua edhe për shumë punë dhe problematika me të cilat përballet KBI Prizren në raport me institucionet lokale, ai deklaroi se Aleanca është pro kërkesave dhe nevojave të besimtarëve në përgjithësi e atyre musliman në veçanti.