Dje, me datë 28 nëntor 2023, në “Kuvendet e Ndritshme’, ligjërues ishte kryeimami i KBI-Prizren, Dr. Orhan ef. Bislimaj, me temën: ‘28 Nëntori, veçse nimet i Zotit!’.
Ambient tepër vëllazëror!
Të pranishmit e lexuan bashkërisht një ‘Fatiha’ për shpirtin e dëshmorëve / shehidëve, që kanë dhënë jetën për atdheun tonë, ndër vite e shekuj.
Aktiviteti ‘Kuvendet e Ndritshme’, mbahet gjatë periudhës dimërore, në xhaminë ‘Sinan Pasha’, çdo javë, ditën e martë, pas jacisë, me ligjërues nga imamët e Prizrenit.
Në fund të ligjëratës, të pranishmit mund të ngritin ndonjë çështje për diskutim, njësoj siç bëjmë muhabet pasdarke në odat tona.