Dje, më datë 15 nëntor 2023, në dy takime të ndara, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit organizoi mbledhje me të gjithë Këshillat e Xhematit të xhamive të fshatrave të Komunës së Prizrenit.
Edhe kësaj radhe ishte një pikë e vetme e rendit të ditës: Centralizimi / integrimi i xhamive të fshatrave të Komunës së Prizrenit, në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Komisioni i Centralizimit / Integrimit i KBI-Prizren, në përbërje të Dr.Orhan ef. Bislimaj, Dr.Faruk ef. Ukallo, Naser ef. Kastrati, Afrim ef. Memaj dhe Nailj ef. Skenderi, i njoftuan përfaqësuesit e xhematit për konceptin e integrimit të xhamive të fshatrave, për nga aspekti i të drejtave, detyrimeve dhe përgjegjësive.
Nga ana e tyre, mutevelitë dhe anëtarët e Këshillave të xhematit të xhamive, patën rastin që të japin qëndrimet e tyre, po edhe të pyesin për çështjet që u interesojnë.
Mbledhja kaloi me debate e diskutime, natyrisht të gjitha në frymë konstruktive!
Takimet e radhes do të vazhdojnë me xhematet që kanë specifika.