Me datë: 22 tetor 2023, departamenti i gruas i KBI- Prizren morri pjesë në programin fetar të organizuar në xhaminë e re Lubizhd.
Arsye ishte përfundimi i leximit të Kur’anit, e 20 vjazave e grave te kësaj xhamie.
Me ftesë të organizatoreve, prezent ishin edhe disa prej mualimeve të departamentit të gruas të KBI – Prizren.
Fjalë përshëndetëse, në emër të KBI-Prizren, gjegjësisht departamentit të gruas mbajti, koordinatorja znj. Mergime Kalenderi, e cila vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe njëherit u dha kurajo akoma më shumë, që të shtohet edhe më tepër numri në të ardhmen.
Poashtu, fjalë përshëndetëse, mbajti edhe mualimja, Esma Shabani.
Ishin çaste të këndshme dhe kënaqësi shpirtërore, kur dëgjon vajzat që e lexojnë fjalën e Allahut.
Zoti i Madhërishëm, bëje të mundur që këto vajza, t’i ndjekin fjalët Tua në jetë, ashtu qysh kanë mësuar leximin e tyre!
Mualimja Shenaj Maksuti beri duanë e hatmës.
Fytyra të ndritura, karakterizuan këtë ditë!