Më datë 13.10.2023, pas namazit të Xhumasë, KBI-Prizren me xhematin e xhamisë “Sinan Katib”, organizoi aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut, ku u dhuruan me dhjetëra doza të gjakut. Ky organizim është bërë në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.
Përfaqësuesit e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut falënderuan organizatorët për këtë aktivitet, duke theksuar se organizime të tilla janë shumë të nevojshme!
KBI-Prizren falënderonë xhematin e xhamisë “Sinan Katib”, në krye me imamin hfz. Osman ef. Bekteshi për këtë organizim human, duke ditur se kërkesat janë të mëdha për dhurim të gjakut!
DHURO GJAKË, SHPËTO JETË!