Me orë mësimore, aktivitete sportive e vizita kulturore, Mektebi 2023/2024 po vazhdon në të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit.
Gjersa një pjesë e nxënësve sapo e kanë filluar nivelin e parë, pjesa tjetër po e mbarojnë nivelin e dytë, e një pjesë e madhe janë duke vazhduar në leximin e Kur’anit, niveli i tretë.
E, sot në Mektebin e xhamisë ‘Medina’, në Prizren, e filluan leximin e Kur’anit 7 nxënës. Në këtë solemnitet mori pjesë edhe kryeimami i KBI-Prizren, Dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili e përgëzoi imamin Arif ef. Memedaj për angazhimin e vazhdueshëm, si dhe i uroi nxënësit për suksese akoma më të mëdha në mësime.
Mektebi shpresë për të ardhmen tonë!