BINJAKEZIM VELLAZEROR
Shkoder – Prizren
Duke u bazuar ne parimin islam per beshkepunim vellazeror, e duke pasur parasysh pozicionin kombetar te Shqiperise dhe Kosoves, me date 15.10.2011 (e shtune), ne qytetin e Shkodres, u nenshkrua akti i binjakezimit vellazeror ne mes te:
1. Muftinise Zona Shkoder – Republika e Shqiperise; dhe
2. Keshillit te Bashkesise Islame te Prizrenit – Republika e Kosoves
Ceremonia e e binjakezimit u zhvillua ne nje ambient krejtesisht vellazeror dhe u nenshkrua nga dy udheheqesit e institucioneve, Muhamed Sytari – Mufti i Zones Shkoder, ne njeren ane, dhe Lutfi ef. Ballek – Kryetar i Keshillit te Bashkesise Islame te Prizrenit, ne anen tjeter. Ne aktin solemn moren pjese anetaret e Keshillit te Muftinise Zona Shkoder dhe ata te Prizrenit, e me pjesemarrje te gjere nga imame e efendilere nga dy palet.
Me kete rast, ne fjalimet e tyre pershendetese, efendileret Sytari dhe Ballek u perqendruan kryesisht rreth bashkepunimit vellazeror ne te gjitha sferat e veprimtarise fetare islame, duke e quajtur kete akt te binjakezimit si nje akt historik. Me nenshkrimin e aktit te binjakezimit vellazeror, drejtuesit e dy institucioneve u zotuan per angazhim maksimal per rritjen e bashkepunimit te ndersjelle vellazeror, duke perfshire aspektin fetar – profesional, humanitar, te ndihmave per ndertimin a meremetimin e objekteve fetare islame, organizimin e tribunave dhe tryezave fetare islame me pjesemarres nga te dy qytetet, organizimin e trajnimeve te perbashketa per imamet e dy institucioneve; botimin e librave dhe materialeve studimore, promovimin e veprave, etj., e te gjithe keto duke u bazuar ne mundesite reale ekzistuese.
Vlen te theksohet se ky binjakezim vellazeror, do te sherbeje si nje marreveshje bashkepunimi ne mes te dy institucioneve fetare, dhe ka karakter te perhershem qe duhet te respektohet nga udheheqesit e dy institucioneve brez pas brezi.
Per nder te ketij akti e ne respektim te musafireve nga Prizreni, Myftinia Zona Shkoder shtroi nje dreke per te pranishmit.
Pas nenshkrimit te aktit te binjakezimit vellazeror, imamet nga te dy palet, si vellezer, vizituan disa prej xhamive te Shkodres, Medresene e Shkodres dhe disa pika te rendesishme kulturore qe reflektojne trashegimine tone fetare e kombetare.
Pastaj, delegacioni i Keshillit te B.Islame te Prizrenit ne perberje prej 26 imamesh vazhduan viziten e tyre dy ditore ne disa qytete te shtetit Ame – Shqiperise. Perveç qytetit te vellazeruar – Shkodres, ata vizituan Tiranen, Durresin, Beratin, Krujen, Lushnjen, etj., duke kaluar caste te paharrueshme.
Vizita ne Shqiperi mbaroi diten e diele.