Dje më datë 26 shtator 2023, Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, organizoi ceremoninë solemne me rastin e mbarimit të hatmes së Kur’anit, në xhaminë Terxhuman Iskender (Dragoman).
Me përkushtim të madh, mualimja Arjeta Sallashi ua mësoi leximin e Kur’anit shumë grave të kësaj xhamie, disa prej të cilave e kanë mbaruar kohë më parë, kurse tri prej tyre e mbarun kësaj here.
Në emër të KBI-Prizren, solemnitetin e përshëndeti kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili e vlerësoi lartë kontributin e Mualimes, në mësimin e leximit të Kur’anit.
Kontributin e mualimes e vlerësoi edhe imami i xhamisë Shqipron ef. Saramati.
Aktiviteti u mbajt në kuadër të shënimit të Muajit të Mevludit – Datëlindjes së Muhamedit a.s.