Pas pushimeve verore, me dhurata për nxënësit e aktivitete, mualimët e mualimet e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit e filluan Vitin e Ri shkollor në Mekteb 2023/2024.
Në emër të KBI-Prizren, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj së bashku me zyrtarin e sh. fetare Erol ef. Raka vizituan disa mektebe për të parë nga afër fillimin e mbarë.
Atmosferë festive, fytyra të ndritura e me plotë gjallëri.
Mektebi është shpresë për të ardhmen e shëndosh të shoqërisë tonë.
Inshallah me shëndet e suksese për të gjithë nxënësit!