Nxënësit e Mektebit të xhamisë Qendrore të fshatit Zhur, fituesit e vendit të parë në nivel shtetëror, në garat e organizuara nga Departmenti i të Rinjëve pranë BIK-ut, u mirëpritën nga kryetari dhe kryeimami i BI-së në Prizren.
Puna dhe angazhimi padyshim shpërblehen në këtë dhe botën tjetër, u shpreh kryetari Berisha para talebeve, Mualimes Shkëndije Omaj dhe hoxhës Dibran ef. Omaj. Ai i uroi suksese dhe shëndet atyre, i këshilloi të vazhdojnë rrugën e dijes dhe të xhamisë, mos të ndahen nga ajo asnjëherë.
Kryeimami Bislimaj, pasi i uroi ata për suksesin e arritur, i falënderoi që na e kanë pru në Prizren vendin e parë, të shumë pritur e të merituar, gjithashtu, ai ua nënshkroi secilit librin e tij ‘Besimi i Drejtë’ si dhuratë për ta.
Faleminderit fëmijë të dashur, faleminderit mualime e mualim për këtë nder që ia keni ba Këshillit të Prizrenit.