Në një konkurencë të fortë të finalistëve nga e gjithë Kosova, Prizreni, ‘Xhamia Qendrore’ e Zhurit, e fitoi Vendin e Parë në Garat e Mësim-Besimit 2023, në nivel të Republikës së Kosovës, që u mbajtën dje më datë 26 gusht 2023, në Medresenë Alauddin në Prishtinë.
Ekipi i KBI-Prizren përbëhej nga nxënësit: Rexhep Idrizaj, Haris Omaj, Elisa Gavazaj, Reis Omaj dhe Naile Susuri, të gjithë nga Zhuri.
Me këtë rast, KBI-Prizren e vlerëson lartë punën e imamit Dibran ef. Omaj dhe të mualimes Shkëndije Omaj, në përgatitjen e nxënësve.
Shumë urime për nxënësit e Mektebit të Xhamisë Qendrore të Zhurit dhe për familjet e tyre.
Shumë urime për Imamin dhe Mualimen!
Për më shumë kliko këtu: