Dje më datë 24 gusht 2023, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i organizoi garat e diturisë – 2023 në mësim-besim, për Komunën e Prizrenit.
Sivjet, në këtë garë morën pjesë 30 xhami me nga 5 nxënës të përzgjedhur nga vijuesit e mësim-besimit në Mekteb.
Nxënësit i janë nënshtruar 5 pyetjeve, prej tyre 4 në lëndë mësimore, kurse 1 në shkathtësi artistike: 1) Kur’an 2) Akaid (lënda mbi besimin); 3) Fikh (e drejta islame), 4) Histori (islame dhe kombëtare) dhe 5) Pikë artisitike.
Të gjithë nxënësit kanë qenë të përgatitur mjaft mirë.
Në emër të KBI-Prizren, fjalë përshëndetëse mbajti kryetari Mr. Besim ef. Berisha, i cili i përgëzoi të gjithë nxënësit dhe mualimët e mualimet për angazhimin e tyre, kurse për rëndësinë e garave dhe metodologjinë e organizimit të tyre foli kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj.
Në vazhdim, Komisioni Themelor i Garave, në përbërje të Hfz. Daut Lezi, Valon ef. Ibrahimi dhe Dr. Gykan ef. Shipkovica, e bënë vlerësimin profesional për të gjithë garuesit, duke i notuar me pikë për secilën përgjigje.
Pas verifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Garave, në përbërje të Dr. Orhan Bislimaj, Dr. Faruk Ukallo dhe Mualime Kalanderi, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i shpalli fituesit për tri vendet e para si në vijim:
1) Vendi i parë: ‘Xhamia Qendrore’, Zhur, me mualim/e: Dibran e Shkëndije Omaj. Nxënësit: Rexhep Idrizaj, Haris Omaj, Elisa Gavazaj, Reis Omaj dhe Naile Susuri;
2) Vendi i dytë: Xhamia ‘Sinan Katibi’, Prizren, me mualime Meliha Kokollari. Nxënësit: Jusra Ukallo, Maide Hulaj, Benjamin Beqiri, Jusuf Kokollari dhe Emir Mazllami;
3) Vendi i tretë: Xhamia ‘Mehmet Terziu’, me mualime Merime Mashuku – Memaj; Nxënësit: Dilara Kryeziu, Ilijun Karahasani, Uvejs Gashi, Almira Tërtini dhe Djelli Hamzaj.
Bazuar në këtë rezultat, Xhamia Qendrore e Zhurit, do të përfaqësojë Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit në garat e mësim – besimit në nivel të Republikës së Kosovës, që do të mbahen në Prishtinë, më datë 26 gusht 2023.
Në fund, tri vendet e para, KBI-Prizren i vlerësoi me mirënjohje dhe dhurata modeste.
Urime për ekipet fituese dhe për të gjithë ekipet pjesëmarrëse.
Urime për të gjithë vijuesit e mësim-besimit, pasiqë ata, që të gjithë pa asnjë dallim, janë fituesit e vërtetë, me vetë faktin që janë duke u stolisur me edukatën dhe mësimet islame.
Urime imamëve e mualimeve, për angazhimin e tyre…!
Për më shumë kliko këtu: