Dje më datë 27 korrik 2023, me një Program Festiv që u mbajt në Amfiteatrin e hapur të Kino Lumbardhit në Prizren, nga ora 19:00, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit e shënoi përfundimin e vitit shkollor në Mekteb 2022/23;
Viti shkollor 2022/23 ka qenë vit i mbarë në të gjitha xhamitë e Komunës së Prizrenit:
– 423 nxënës e kanë mbaruar Nivelin e Parë të Mektebit, duke fituar njohuritë themelore islame; dhe
– 106 nxënës e kanë bërë Hatme Kur’anin, duke përfunduar tri nivelet e Mektebit.
Ishte një Program fantastik. Hapja e tij u bë me lexim të Kur’anit nga Enes Gashi, nga Mektebi i xhamisë së Kurillës.
Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, kurse për ecurinë e Mektebit, foli kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj.
Nxënësit realizuan disa pika artisitike:
– Dielli Hamzaj nga mektebi i xhamisë Mehmet Terziu, me ilahin “Selam të Bëjn trojet tona ja Resulallah”
– Omer Krasniqi, nga mektebi i xhamisë Xhebel Nur, me recitalin nga “Hytbeja Lamtumirëse” e Pejgamberit, Muhamedit a.s.
– Melisa Susuri dhe Lorena Memaj, nga Mektebi i xhamisë Qendrore në Zhur, me ilahin “Rrugën time” ..
Në fund u shpërndanë certifikatat.
Një falënderim imamëve dhe mualimeve për punën e madhe në edukimin e brezit të ri. Po ashtu, mirënjohje prindërve për bashkëpunimin e tyre.
Viti i ri shkollor në Mekteb 2023/2024 fillon në shtator.