Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha, së bashku me Koordinatoren e Departmentit të Gruas Dega në Prizren, Mergime Kalenderi, gjatë muajit korrik, vizituan disa xhami në të cilat po mbahet Mektebi me fëmijë nga mualimet.
Gjatë të cilat u vizituan: Xhebeli Nur, Mahmud Pasha, Suzi Zërrini, Imam Ebu Hanife, Sinan Katibi, Pavarësia, Jeni Mahalla, Antalja, Osmani r.a., Aliu r.a., Qohaxhi Mahmud, Mehmet Terziu si dhe xhamitë e fshatrave: Vlashnje, Nashec, Landovicë, Planejë dhe Zhur.
Kryetari i nda i kënaqur me mbarvajtjen e mësim-besimit në xhamitë në fjalë dhe falënderoi mualimet për angazhimin e tyre maksimal në këtë drejtim. Ai gjithashtu shprehu falenderime edhe për prindërit e fëmijëve të cilët me kënaqësi po i sjellin fëmijët e tyre në xhami.
Mektebi, vlerë e jona.