N’Kej, përballë xhamisë ” Sinan Pasha”, të shumtë ishin bashkëqytetarët tanë, të cilët ishin deshmitarë të përformancës së shkëlqyer artistike, të ekzekutuar prej fëmijëve vijues të mektebit nepër xhamitë e Prizrenit.
Fillimisht, fjalë përshëndetëse, me një rezyme të shkurtër për mesim – besimin që po mbahet pa ndërprerë nepër xhamitë tona, e mbajti koordinatorja e Departamentit të Gruas, znj. Mergime Kalenderi.
Menjëherë, pas fjalimit të koordinatores Kalenderi, programi vazhdoi me renditje të përkryer, ku me recitale, poezi, ilahi e skeqe të ndryshme, u prekën disa pika me të cilat ballafaqohemi në jetën e përditshme. Punë e mirë dhe fisnike prej mualimeve të Departamentit të Gruas.
Vërtetë ishte kënaqësi dhe vetëm kënaqësi ndjeu sicili e secila pjesëmarrëse në programin festiv.
Urime e gëzime paqim përjetë e mot!