Për nder të festës së Bajramit të Kurbanit, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizituan dhe uruan shumë institucione lokale. Ata ua uruan Bajramin e Kurbanit udhëheqësve të KBI Prizren, përmes tyre edhe të gjithë besimtarëve musliman të Komunës së Prizrenit.
Kryetari Berisha, në emër të të gjithë nëpunësve fetar e administrativ të KBI Prizren, edhe në emër të besimtarëve musliman, i falënderoi mysafirët të cilët kishin ardhur për të ndarë momente festive në selinë e Bashkësisë Islame në Prizren.
Festat janë momente ku ne afrohemi edhe më shumë me njëri tjetrin, kuptohemi dhe ndihmohemi së bashku!