Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha me bashkëpunëtorë, priti në takim të lamtumirës hfz. Etem ef. Alanka, hoxhë nga Turqia i cili këto ditë përfundon punën e tij në Prizren për tu kthyer në Denizli të Turqisë.
Ai nga muaji shkurt i vitit 2017 deri tani shërbeu dhe kontriboi në Institutin e Memorizinit të Kur’anit “Hafëz Jakup Muqeziu”, i cili ishte edhe themelues i këtij institucioni me vlerë për qytetin tonë.
Në emër të të gjithë nënpunësve fetarë dhe administrativ, në emër të xhematit të xhamive tona e falënderuam Hafëz Etemin për mundin, sakrificën dhe angazhimin e tij në kuadër të KBI Prizren.
Ai u nda i kënaqur me ne si institucion që nga dita e parë e deri më sot, falënderoi udhëheqësit e Bashkësisë Islame dhe të gjithë imamë e muezinët për mikpritjen.
Allahu xh. sh. i dhashtë shëndet dhe suksese në jetë!