Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha me bashkëpunëtor, priti në takim Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, në Konsullatën e Prizrenit, z. Celal Doğan.
Kryetari Berisha e informoi Konsullin rreth punëve, zhvillimeve dhe aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren. Ai u informua edhe për organizim e haxhit dhe Kurbanit në këtë komunë.
Konuslli i Përgjithshëm u nda i kënaqur me pritjen dhe vlerësoi lartë rolin dhe angazhimin e KBI Prizren në ruajtjen e vlerave kulturore në qytet.
Takimi ishte tejet i ngrohtë dhe miqësor!