Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi trajnimin me kandidatët e regjistruar per kryerjen e ibadetit te haxhit gjatë vitit 2023.
Nëpërmjet sllajdit, te gjithë të pranishmit patën mundësinë që të fitojnë një përfytyrim ideal për kryerjen e haxhit si dhe për udhetimin në përgjithësi, duke filluar nga nisja prej Prizrenit dhe deri në kthimin e tyre në Prizren.
Me të vërtetë, ishte një organizim i qëlluar dhe produktiv. Organizimi u mbajtë në amfiteatrin e Medresesë së Prizrenit, dhe zgjati mbi dy orë.
Nga Komuna e Prizrenit janë gjithsej 171 kandidatë për haxhin 2023.
Udhëheqësit e haxhinjve per vitin 2023, nga KBI-Prizren janë:
1. Gykan ef. Shipkovica (Imam në xhaminë Myderris Ymer Prizreni),
2. hfz. Osman ef. Bekteshi (Imam në xhaminë Sinan Katibi),
3. Muhamed ef. Mazllami (Imam në xhaminë Xhebel Nur),
4. Amir ef. Ademi (Imam në xhaminë e re të fsh. Lubizhdë), dhe,
5. Ajdin ef. Thaqi (Imam në fsh. Randobravë).
KBI-Prizren, të gjithë haxhinjëve të ri i uron haxh të pranuar, inshallah, shëndet dhe kthim të mirë në familje.