Dje më datë 12 qershor 2023, në Ditën e Çlirimit të Prizrenit, KBI-Prizren organizoi ceremoninë solemne të hapjes së xhamisë më të re, atë të fshatit Planejë të Hasit.
Në emër të KBI-Prizren, tubimin e përshëndeti kryetari Besim ef. Berisha. Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të pranishmit I përshëndeti Myftiu Naim ef. Tërnava I cili edhe mbajti ligjëratën. Ndërsa, disa aspekte rreth historikut të xhamisë së fshatit dhe procesit qysh nga fillimi I ndërtimit e deri në përfundim e bëri kryeimami Orhan ef. Bislimaj, i cili ishte tejet i angazhuar në këtë drejtim.
Para të pranishmëve, nxënësit e mektebit realizuan program modest.
Hapja u bë me lexim të disa ajeteve nga Kur’ani i Madhërishë, të lexuara nga hoxha Flamur ef. Kasami, kurse u mderua nga sekretari Faruk ef. Ukallo.
Përhajr xhematit dhe të gjithë qytetarëve të Prizrenit