Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, e organizon Panairin e Ushqimit 2023, që do të mbahet në Sheshin Shadërvan në Prizren, në hapësirën ‘Kej’, në mes të Lumbardhit e xhamisë Sinan Pasha, prej datës 26-28 maj 2023 (11-23 h).
Panairi i ushqimit është traditë e muslimanëve, ku nënat e motrat gatuajnë vullnetarisht ushqime tradicionale dhe i dërgojnë ato në panair në emër të sadakasë.
Pastaj, mjetet e grumbulluara nga vizitorët e panairit shkojnë për qëllime humanitare e edukativo – arsimore. Pra, nga sadaka në sadakë.
Ky aktivitet, përtej Panairit synon atraksion në mesin tonë, synon kulturë të panairit, atmosferë pozitive, argëtim, vizitë, relaksim, solidaritet, kontribut, etj.
Secili e secila do ta ketë mundësinë që nën tingujt e ezanit e në shushurimën e Lumbardhit të përjetojë atmosferën e Prizreni Sherifit edhe në këtë mënyrë.
Kontribuo, po qoftë edhe me një produkt ushqimor!
Zoti ju shpërbleftë!
P.S.
Departamenti i Gruas, gjatë këtyre ditëve i pranon produktet vullnetare të qytetarëve, si pjesë e këtij panairi (për kontakt: +38344310927)