Dje, me 17 prill 2023, Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, mbajti tribunë për gjininë femërore.
Për nder të natës së madhe të Kadrit dhe me shkakun e përfundimit të mukabeles prej shumë grave e vajzave tê qytetit e fshatrave të Komunës bashkë me mualimet tona, xhamia “SINAN PASHA” ishte streh shumë e vogël, karshi interesimit të madh që e paten gratë të jenë prezente në këtë ditë të veçantë.
Me fjalë rasti, të pranishmet i përshëndeti koordinatorja e Departamentit të Gruas znj. Mergime Kalenderi e cila ndër të tjera tha: “Besimtari dhe besimtarja që e lexon fjalën e All-llahut dhul xhelal, nuk mund të shpreson asgjë tjetër përveç xhennetit, andaj, ju inkurajoj akoma më shumë që leximit të Kur’anit të mos i ndaheni asnjëherë”.
Pati edhe program të ekzekutuar prej fëmijëve të disa xhamive që vijojnë mektebin, të cilët me poezi, vjersha e ilahi, kënaqën shpirtin e seciles grua pjesëmarrese.
Për vlerën e natës së madhe të Kadrit dhe specifikat që i ka kjo natë e bekuar, ligjëroi Ibadete Danjolli.
Në fund, për duanë e hatmës të përfunduar nepërmjet mukabeles, u përkujdes mualimja Shenaj Maksuti.