Koordinatorja e Departamentit të Gruas të KBI – Prizren, znj. Mergime Kalenderi së bashku me mualimet Muala Qafleshi, Fadile Bytyqi dhe Arijeta Sallashi me ftesë të mualimes së xhamisë qëndrore në Zhur, znj. Shkëndije Gashi, vizituan xhaminë në fjalë.
Arsye ishte programi i përgatitur me fëmijët e mektebit dhe iftari tradicional për gjininë femërore.
Me një program mjaftë të larmishëm me ilahi e kaside, recitale e poezi të ndryshme, vërtetë u kënaqë secila nënë e motër pjesëmarrëse në program.
Fjalë rasti mbajti edhe koordinatorja Kalenderi, e cila i përgëzoi për bashkëpunim relacionet në mes mualimes dhe prindërve që të vijmë në këto momente kënaqësie prej fëmijëve tanë.
Për mirësitë, begatitë dhe shtimin e dëvotshmërisë nepërmjet veprave të mira në muajin Ramazan, ligjëroi mualima Arjeta Sallashi.