Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, me datë 01.04.2023, organizoi Iftarin Tradicional me nëpunësit fetar dhe administrativ të saj.
Këtë organizim e nderoi me praninë e tij Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili në fjalimin e tij përshëndeti të pranishmit dhe përçoi mesazhe paqeje dhe uniteti në këto kohë që po kalon vendi ynë.
Gjithashtu i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj së bashku me kryesuesen, nënkryetarin dhe të gjithë drejtorët e Drejtorive Komunale.
Këtë event e nderuan me praninë e tyre, mysafirët e çmuar: Myftinia e Shkodës, Myftinia e Pukës, KBI-Ulqin, Ministri Fikrim Damka, Drejtori Regjional i Policisë së Kosovës, Deputet të partive të ndryshme nga Prizreni, kryetar të Partive politike në Prizren, Shoqatat e dalura nga lufta, Prokuroria, Gjykata, shoqata ESNAF, IDEA, ARASTA, SHZAP, Ushtria e Kosovës, organizata të ndryshme joqeveritare, asambleistë etj.
Një nder i veçantë ishte prania e ish nënpunësve fetar, imamve, muezinëve, administratës dhe bashkëshortet e tyre.
Kryetari mr. Besim ef. Berisha i falenderoi të pranishmit dhe u lut për bereqet e shëndet për të gjithë ata që janë përgjigjur pozitivishtë ftesës së KBI-Prizren që të jenë bashkë në këtë tryezë të iftarit.